Xavi ka thënë se Real Madridi është favorit për të shkuar në finalen e Kupës së Mbretit. Trajneri i Barcelonës nuk ka ngurruar të tregojë se madrilenët nisin si favoritë ndeshjen e nesërme ndaj Barçës.
“Real Madridi vazhdon të jetë favorit i madh: pavarësisht lëbndimeve, ata janë kampionë aktualë të Champions League dhe LaLiga. Superkupa e Spanjës nuk ka asnjë lidhje me të”, tha Xavi.
“Ne jemi një ekip në proces ndërtimi, mendoj se Madridi është favorit. Duhet të jem i sinqertë, nuk më intereson ta them”
“Jemi para portave të një finaleje dhe kjo na motivon”, u shpreh Xavi.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barçës luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


