Sporti

Ancelotti para ndeshjes me Barçën: Duhet ta bëjmë më të mirën, tani Copa Del Rey është kompeticion me rëndësi

03/01/2023 13:21
nga:L J

Carlo Ancelotti foli për media pas seancës së fundit stërvitore të skuadrës para ndeshjes së parë El Clasico.

Real Madrid ballafaqohet nesër me Barcelonën nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmfinale të Copa Del Rey, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e nesërme: “Si gjithmonë, me besim. Është e rëndësishme të kesh personalitet dhe guxim. Ne jemi të emocionuar për të luajtur këtë lojë. Janë lojëra që duhet t’i shijoni dhe të përpiqeni të bëni më të mirën”, tha fillimisht Ancelotti.

Copa del Rey: “Është një kompeticion që në fillim nuk është më i rëndësishmi, por kur je në gjysmëfinale tashmë është. Kur arrin këtu, me një titull të mbyllur, është e rëndësishme. Copa del Rey bëhet i rëndësishëm në fund”.

Vinicius-Araújo: “Nuk keni pse t’i jepni këshilla. Ne nuk do të ndryshojmë. Araújo është një mbrojtës shumë i fortë, por do të jetë një ndeshje argëtuese. Shpresojmë që Vini të fitojë”.