Sporti

Debutimi, goli, festimi me salto dhe lëndimi | Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Jeffinhon

03/01/2023 11:38
nga:L J

Dita e djeshme, për mirë apo për keq, ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Jefferson Ruan Pereira dos Santos.

Mbrojtësi brazilian shënoi në ndeshjen e tij të parë si titullar për Lyon, duke realizuar golin në minutën e 38-të të fitores kundër Grenoble në çerekfinale të Coupe de France, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari i transfeuar nga Botafogo në janar dhe i rikthyer së fundmi pas një dëmtimi të gjatë që vonoi debutimin e tij në Francë, festoi me salto por pak minuta më vonë u rrëzua përtokë, viktimë e një problemi të ri muskulor.

Disa argumentojnë se shkaku i problemit ishte pikërisht festa akrobatike, megjithëse Lyoni pretendon se 23-vjeçari ka ndjerë lëndimin përpara golit.