Lajme

Mësimdhënësi-Ministrisë e SBASHK-ut: Më është ulur paga, për çfarë rritje po flisni?

03/01/2023 11:19
nga:Genita C

Mësimdhënësi i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Qazim Morina thotë se i është ulur paga për 2 euro, krahas asaj që është paraparë që rrogat e muajit shkurt të dalin me rritje, raporton GazetaBlic.

Morina përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar ministrinë e Arsimit dhe SBASHK-ut, teksa një gjë të tillë e quan të padrejtë, duke marrë parasysh përvojën 27 vjeçare në arsim dhe heqjen e shujtës prej 44 €.

“Marrë parasysh heqjen e shujtës prej 44 €, ( të cilën megjithëse e realizonim ndaras pagës, përmes gjykatës) tashmë pas shkëputjes edhe të Kontratës Kolektive, ndonëse me përvojë gati 27 vjeçare në arsim, me kualifikim Master, e ashtuquajtura pagë më është zvogëluar”, shkroi Morina.

Shkrimi i plotë:

Jo që s’kam rritje page, por përkundrazi ulje për 2 €.

Marrë parasysh heqjen e shujtës prej 44 €, ( të cilën megjithëse e realizonim ndaras pagës, përmes gjykatës) tashmë pas shkëputjes edhe të Kontratës Kolektive, ndonëse me përvojë gati 27 vjeçare në arsim, me kualifikim Master, e ashtuquajtura pagë më është zvogëluar.

Për çfarë rritje flet Ministria apo SBASHK-u?!!!