Sporti

Julian Alvarez i 7-ti në ceremoninë e FIFA’s, reagon Thiago Silva: “A është kjo një shaka?”

03/01/2023 10:57
nga:L J

Julian Alvarez ishte lojtari i shtatë më i votuar në FIFA The Best 2022, një çmim i fituar nga Lionel Messi të hënën.

Një rezultat vërtet befasues, aq sa Thiago Silva, kapiteni i kombëtares braziliane dhe mbrojtësi i Chelseat, e quajti me ironi “shaka” duke komentuar në një postim në Instagram.

Julian Alvarez, i cili nuk luan për Manchester Cityn për shkak të pranisë së Erling Haaland, por që ishte protagonist në Kupën e Botës, mori dy vota, një prej të cilave nga De La Fuente, trajneri i ri i Spanjës.

“Kjo është shaka”, ka shkruar braziliani në një postim ku shkruhet se Alvarez zuri vendin e shtatë!

/GazetaBlic Sport