Lajme

Ish ministri i LDK-së publikon pagën – Ka një pyetje për Hekuran Muratin: Sa euro ja ke rritë pagën vetës?

03/01/2023 10:28
nga:N M

Ish ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK Besian Mustafa ka publikuar pagën e tij sa ka qenë në këtë pozitë, duke i bërë thirrje ministrit të Financave Hekuran Murati që të tregoj se sa është paga e tij aktualisht me ligjin e ri të pagave, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se paga e tij për muajin shkurt të vitit 2021 ka qenë 1.208 euro.

Mustafa i ka bërë thirrje Muratit që ta publikoj pagën me rritje.

Thirrja e plotë:

Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka.

E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!
Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka.
Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!