Në Itali po flitet shumë për atë që bëri Ivan Juric në derbin e xhiros së 24-të të Serisë A. Në këtë duel, Torino shënoi dy herë ndaj Juventusit, por në fund humbi 4:2. Në minutën e 60-të, me rezultatin 2:2, Juric futi në lojë sulmuesin serb Nemanja Radonjic, por më pas e zëvendësoi atë vetëm 15 minuta më vonë, kur Torino po humbiste me një gol.
Radonjic, i tronditur nga vendimi i trajnerit, u largua nga fusha dhe i kërkoi Juricit një shpjegim, por trajneri nuk pranoi as të shikonte, duke bërtitur i nervozuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e stafit të Torinos qëndruan mes tyre për të parandaluar një përplasje të dukshme fizike mes trajnerit dhe lojtarit të të njëjtit klub.
Trajneri i Torinos u çmend pasi Radonjic nuk markoi Chiesa-n gjatë krosimit. Lojtari i Juventusit ishte i pambrojtur dhe arriti të dërgojë një top të mirë para portës së Torinos, ku mbrojtësi i Juventusit, Bremer, shënoi për ish-klubin e tij për një kthesë kyçe, 3:2.
Grosse colère de Nemanja Radonjic avec son entraîneur ?
L’ancien marseillais était entré à la 60e minute mais Juric vient de le sortir à la 73e minute.
Il n’aura même pas joué un quart d’heure. ? pic.twitter.com/icG1pHINcP
— Footballogue (@Footballogue) February 28, 2023


