Showtime

Stresi ia mban krahun Vedatit, thotë se “sulmi i Melisës ishte i planifikuar nga ajo dhe Mbresa”

02/28/2023 23:27
nga:G B

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi është rreshtuar në krahun e Vedatit, në përplasjen e këtij të fundit me Melisën.

Stresi ka thënë se e gjitha ishte e planifikuar nga Melisa dhe Mbresa, ndërsa ka shtuar se akoma ka respekt për historinë e saj, veç se kësaj radhe sipas tij, Vedati është ai që ka të drejt.

“Ishin duke luajtur me top dhe me stil gjermani erdhën këtu direkt në sulm (Mbresa-Melisa). Është darka e Prime, respekt për historinë e saj, kush luan me histori të tilla nuk është njëri”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.