Showtime

Vedati i rënduar nga akuzat e Melisës, betohet në fëmijët e tij se “nuk ka bërë asgjë”

02/28/2023 23:11
nga:G B

Banori i Big Brother VIP Kosova, Vedati duket të jetë prekur shumë nga reagimi i Melisës, pasi kjo e fundit e ka quajtur “të pafytyrë”.

Ai është zotuar të mos ketë thënë asgjë me tendencë, derisa ka bërë be edhe në fëmijët e tij.

“Nuk ka dashur ta diskutojë e ka mbyllur si temë. Betohem në fëmijët e mi se nuk i kam bërë këto kurrë në jetë. Veç të qasesh kështu, unë i thash ‘faleminderit’”, ka thënë pos tjerash Vedati.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.