Lajme

Sejdiu për planin evropian: Kosova përfiton një Asociacion përtej Zajednicës

02/28/2023 22:10
nga:Astrit Gashi

Në këtë edicion të emisionit Rubikon në Klan Kosova u diskutua rreth planit evropian që u diskutua të hënën në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Analisti politik Dardan Sejdiu, tha se Kosova me këtë marrëveshje përfiton një Asociacion që shkon përtej Zajednicës.

“Republika e Kosovës çka përfiton nëse themi se ka marrëveshje? Përfiton një Asociacion që shkon përtej Zajednicës. Nëse kundërshtimi ka qenë në të kaluarën se kemi komuna të lidhura dhe se krijon situata jashtëzakonisht problematike me idenë se mund të rrëshqas në Republika Serbe”.

“Në bazë të asaj se çka po shohim këtu, po flasim për një autonomi pak m, po flasim për një autonomi pak më serioze se “zajdenica”, e cila domosdoshmërisht do të jetë në levë për Serbinë, përderisa ajo nuk ta njeh sovranitetin dhe shtetësinë tënde”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut do të ketë edhe një takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, ku do të diskutohet edhe aneksi i planit evropian, apo udhërrëfyesi i zbatimit të kësaj marrëveshje.