Analistja Donika Emini ka thënë se marrëveshja e fundit për të cilën u diskutua në Bruksel është e vetmja e llojit të vet që ka strukturën e një marrëveshjeje, dhe sipas saj ka dykuptimësi.
“Që të dyja palët kanë pikët e saja të forta të cilat janë pika fituese për ta”, ka thënë Emini, dhe sipas saj është e rëndësishme pika 10 sepse kjo “i jep rëndësi Kurtit në dialog”.
“Deri tash Kurti në dialog nuk ka pasë pronësi, gjithmonë i ka quajtur marrëveshje që janë arritur nga Qeveritë, dhe me të njëjtat nuk pajtohet”, ka theksuar Emini në Debat Plus.
Emini ka theksuar se neni shtatë tregon që Komiteti Evropian ka dashur garancion nga Kurti që Asaciacioni do të impementohet, derisa ka potencuar se propozimi evropian i jep kryeministrit Kurti pronësi dhe të qeverive tjera të implementojë marrëveshje që ekzistojnë.


