Më herët Gazeta Blic raportoi se kryeministri Albin Kurti, sot ka mbledhur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pas kthimit në Kosovë nga Brukseli.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic deputeti i VV-së, Agon Batusha.
Ai tha se ka qenë takim i rregullt dhe kryeministri i ka njoftuar mbi ecurinë dhe qëndrimet e takimit në Bruksel.
“Po. Ka qenë takim i rregullt i Grupit që ka koinciduar me takimin e djeshëm. Kryeministri na njoftoi mbi ecurinë dhe qëndrimet”, ka thënë Batusha për Gazeta Blic.
Kurti mbledh Grupin Parlamentar të VV-së, flet për takimin me Vuçiqin dhe planin franko-gjerman


