Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka publikuar një video të kryeministrit Kurti, vite më parë kur ishte në opozitë dhe kundërshtonte formimin e Asociacionit apo siç thoshte ai Zajednicës, raporton Gazeta Blic.
“Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush i cili nuk është serbofil. Vetëm nga pozita e një serbofilie mund ta pranosh Zajednicën dhe kjo po ndodh tash. Zajednica është Zajednicë e Serbisë për serbët sipas pikëpamjes së Serbisë, prandaj edhe mbështetja e Zajednicës është serbofili”, kishte deklaruar Kurti.
Sherifi në postimin e bërë në Facebook, i ka uruar Kurtit mirëseardhje në botën e serbofilisë, për pranimin e Asociacionit.
“Albin Kurti. Mirë se erdhe në botën e serbofilisë”, ka shkruar ai./Gazeta Blic/


