Lajme

Ish-kryeministri i Greqisë: Marrëveshja e mbështetur nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë për paqen

02/28/2023 15:11
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shkruar se progresi i bërë në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajon.

Papandreou thotë se marrëveshja e përkrahur nga BE-ja do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe do të krijojë një momentum të ri për anëtarësimin e këtij rajoni në BE.

“Progresi i arritur në dialogun Beograd-Prishtinë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë.

“Marrëveshja e mbështetur nga BE-ja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” do të kontribuojë për paqen, sigurinë dhe do t’i japë shtysë të re anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ai.