Shpëtim Duro është rikthyer në kampionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës.
Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë.
Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.
Rikujtojmë që mbrëmë klubi njoftoi largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski.


