Që nga fillimi i sezonit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, Almir Ajzeraj, sulmuesi i Dritës ka qenë në formë të shkëlqyer.
Ajzeraj ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës së Dritës në edicionet e fundit, ku ka fituar formacionin bazë në ekipin e “Intelektualëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai së fundmi ka treguar paraqitje shumë të mira në fushën e gjelbër, ku është një nga lojtarët më në formë në javët e para të sezonit pranveror.
Më poshtë gjeni statistikat e tij në tri ndeshje, ku pasqyrohet forma e deritanishme e shkëlqyer:
Ajzeraj vs Prishtina:
98 minuta lojë,
1 asist
1 goditje jashtë portes/ 0 në portë
22/26 pasime të kompletuara
1/1 krosim
4/5 driblime të kompletuara
15/27 duele të fituara
0/2 duele ajërore
4 aksione të ndërprera
7 topa të fituar
Ajzeraj vs Dukagjini
103 minuta lojë,
1 gol
1 goditje në portë/ 3 jashtë portës
12/21 pasime të kompletuara
0/3 krosime të sakta
14/19 driblime të kompletuara
15/31 duele të fituara
0/1 duele ajërore
1 aksion i ndërprerë
11 topa të humbur
1 top i fituar
Ajzeraj vs Trepça ‘89
64 minuta lojë,
½ goditje në portë
10/18 pasime të kompletuara
1/3 krosime të sakta
2/7 dritublime të kompleara
4 duele të fituara
0/2 duele ajërore
1 aksion i ndërprerë
Kujtojmë se në ndeshjen ndaj Dukagjinit, ai kapi shpejtësinë e 32.8 km/h me sprintin e tij.
/GazetaBlic Sport