Lajme

“Neni i 7-të i propozimit të BE-së është autonomi për serbët, më shumë se Asociacioni”

02/28/2023 11:37
nga:Genita C

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Robert Muharremi, ka shpejguar se çfarë thotë neni 7 i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili u publikua mbrëmë pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Muharremi në Linkedin, ka thënë se neni apo pika 7 e propozimit të BE-së, jep më shumë autonomi se sa Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai shpjegon se pika 7 jep të drejta vetëm serbëve dhe jo edhe komuniteteve tjera qysh parashihen me Asociacionin.

Profesori shpreson se Qeveria e ka të ditur se çfarë po pranon.

Robert Muharremi, ishte angazhuar edhe në grupin e ekspertëve që do të mbështesnin delegacionin e Qeverisë Kurti në procesin e dialogut me Serbinë.