Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl është takuar mëngjesin e sotëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se pas bisedimeve të djeshme në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet një rrugë e gjatë përpara.
“ Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre”, shkruan ai.
Të hënën në Bruksel, Kosova dhe Serbia në takimin që u mbajt në kuadër të dialogut pranuan planin evropian.


