Sporti

Trajneri i Spanjës “shokon”, nuk voton fare Messin, këto ishin zgjedhjet e tij interesante!

02/28/2023 10:33
nga:L J

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente e vendosi sulmuesin argjentinas dhe anëtarin e Manchester City, Julian Alvarez në vendin e parë në përzgjedhjen për çmimin më të mirë të FIFA-s, në vendin e dytë, Jude Bellingham, ndërsa kapiteni i kombëtarës kroate, Luka Modric i Real Madridit mori vendin e tretë.

Kujtojmë, në këtë përzgjedhje votojnë përzgjedhësit, kapitenët dhe gazetarët, përcjell GazetaBlic Sport.

Leo Messi fitoi vendin e parë, pra u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022 sipas FIFA-s.

De la Fuente u bë zyrtarisht trajner i Spanjës më 1 janar, duke pasuar Luis Enrique, i cili u largua pas Kupës së Botës në Katar.

Alvarez, për Fuente, ishte lojtari më i mirë në botë në vitin 2022. Sulmuesi bëri përshtypje në Kupën e Botës në Katar, ku ekipi i tij fitoi vendin e parë dhe ai shënoi katër gola. Dy prej tyre i shënoi kundër Kroacisë në gjysmëfinale (0:3).

Bellingham është një mesfushor 19-vjeçar dhe një nga talentet më të mëdhenj në botë, për të cilin interesohen klubet si Real dhe Liverpool dhe i cili, sipas thashethemeve aktuale në tregun e futbollit, do të largohet nga klubi i Dortmundit për një shumë më të madhe se 100 milionë euro. Media të shumta e quajtën atë pasardhës të Modric.

/GazetaBlic Sport