David Alaba ka pësuar abuzime të tmerrshme në mediat sociale pasi vendosi të votojë për Lionel Messin përpara shokut të skuadrës së Real Madridit, Karim Benzema në çmimet e FIFA The Best 2022.
Pas shumë mesazheve që ai mori, mbrojtësi reagoi në rrjetet sociale para pak minutash, ku tha se si kapiteni i Austrisë – ai voton se si mendojnë edhe bashkëlojtarët e tjerë tek kombëtarja e tij.
Ja reagimi i Alaba:
“Në lidhje me çmimin më të mirë të FIFA-s:
Kombëtarja austriake e voton këtë çmim si ekip, jo vetëm unë. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset.
Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, se sa shumë e admiroj atë dhe performancat e tij dhe kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe kështu është ende. Pa dyshim”, shkroi Alaba.
/GazetaBlic Sport


