Lajme

A u pajtua Kurti për themelimin e Asociacionit? Ja çfarë thotë pika 10 e marrëveshjes së publikuar nga BE

02/27/2023 23:15
nga:G B

Ani pse nuk nënshkruan zyrtarisht marrëveshje, faqja zyrtare e BE-së ka publikuar për herë të plotë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky propozim përmban 11 pika kryesore, nga të cilat më problematike mbetet pika 10 e marrëveshjes.

Neni 10 decidivisht e thotë këtë:

“Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.”

Pra kur përmendet detyrimi për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, me shumë gjasë kuptohet edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo pasi kur përmenden marrëveshjet e kaluara, aty bën pjesë edhe marrëveshja për asociacionin e vitit 2015.