Shefi i diplomacisë së jashtme të BE-së, Josëp Borrell, ka shkruar në Twitter për pajtimin e Kurtit dhe Vuçiqit për diskutime të mëtejshme për propozimin e BE-së “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që duhet ende shumë punë, raporton Gazeta Blic.
“President @predsednikrs Vuçiq dhe kryeministri @albinkurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë”, ka shkruar Borrell.
President @predsednikrs Vucic and Prime Minister @albinkurti have today agreed that no further discussions are needed on the EU Proposal – the “Agreement on the path to normalisation between Kosovo and Serbia”.
We have made some progress today, but more work is needed. pic.twitter.com/RNe12QDqrF
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023
Ai në një postim të dytë në Twitter ka thënë se gjatë muajit mars do të thërras një tjetër takim mes dy liderëve, me qëllim të finalizimit të diskutimit për ankesimin e zbatimit.
“Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit mars do të thërras një takim tjetër mes dy liderëve me qëllim finalizimin e diskutimeve për aneksin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar ai./Gazeta Blic/
The Agreement is above all for the citizens of Kosovo & Serbia.
I will convene another meeting between the two leaders in the course of March with the aim to finalise the discussions on the Implementation Annex, which will guide the implementation phase of the Agreement. pic.twitter.com/fOmCwtaMmJ
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023


