Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se dilema kryesore e dialogut ka qenë se a do të ketë fillimisht marrëveshje e pas Asociacion apo Asociacion e pastaj marrëveshje dhe këtë herë ka gjetur përkrahje qëndrimi i Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duket se BE ka mësuar nga përvoja e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Postimi i tij i plotë:
Dilema kryesore e dialogut të kohëve të fundit ka qenë se a do të ketë:
– Marrëveshje e pastaj Asociacion – si qëndrim i modifikuar i Kosovës; apo
– Asociacion e pastaj marrëveshje – si qëndrim i Serbisë.
Me gjasë, kësaj here, më shumë mbështetje ka gjetur qëndrimi i Kosovës.
Por, siç duket, BE-ja ka mësuar nga përvoja e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura. Prandaj edhe plani i zbatimit (i nivelit politik, jo vetëm atij teknik) është për herë të parë pjesë integrale dhe esenciale e marrëveshjes bazë.
Përndryshe, marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme për të mos u shoqëruar me drama politike, si dhe eventualisht pa “ceremoni”.


