Lajme

Hoti: Si erdhi puna të pranohet marrëveshja pa njohje, e Asociacioni të implementohet nga zyrtat e VV-së e Kurti

02/27/2023 21:34
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pyetur se si erdhi që të pranohet marrëveshja pa njohje, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se si u pranua marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje, e Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!

Postimi i tij i plotë:

Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!

Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!

Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!