Lajme

Çitaku: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për planin evropian, që e përmban Asociacionin

02/27/2023 21:16
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se ajo që deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme.

Postimi i tij i plotë:

Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës.

Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme.

Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës.