Lajme

Tahiri: Spanja tregoi sot pasojat e marrëveshjes pa njohje, tha se nuk do ta njohë Kosovën

02/27/2023 19:30
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Spanja sot duke theksuar se nuk do ta njohë Kosovën, tregoi pasojat e një marrëveshje pa njohje reciproke, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo i bie që nëse dy shtetet nuk e njohin njëra tjetrën, pse duhet ta bëjë Spanja.

Postimi i saj i plotë:

Spanja sot e para tregoi pasojat e nje marreveshje pa njohje reciproke, duke theksuar se nuk do ta njoh Kosoven; kjo i bie qe nese dy shtetet nuk njohin njera tjetren pse duhet ta bej Spanja!