Lajme

Sizmologu Mustafa thotë se konspiracionet po shkaktojnë panik tek qytetarët

02/27/2023 19:26
nga:G B

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se teoritë konspirative të përhapura në rrjete sociale dhe nëpër emisione televizive po shkaktojnë panik tek qytetarët e Kosovës.

Ky shkrim i tij në Facebook vjen pak kohë pasi u dëgjuan disa zhurma në kryeqytet.

“Konspiracionet që kanë pak lidhje me të vërteten ose fare hiq, por ndikojnë shumë në ngjarjet e momentit n ‘kohë, duke sjellë panik dhe shqetësime tek qytetarët!”, shkroi ai.