Lajme

Mesazhi që i çoi Vuçiq te populli serb gjatë pauzës nga Brukseli

02/27/2023 18:40
nga:Gazeta Blic

Para nisjes së takimit trepalësh në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si ndërmjetësues, Vuçiq ka dërguar një mesazh për popullin serb.

Vuçiq, në mesazhin e tij në rrjete sociale, ka falënderuar të gjithë ata që i besojnë lidershipit të tij.

“Faleminderit të gjithëve që i besojnë lidershipit të shtetit të tyre dhe që besojnë ne do ta bëjmë më të mirën për shtetin tonë”, ka shkruar presidenti serb.

Takimi trepalësh ka filluar në ora 17:00.

Pas takimit të përbashkët, pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.