Lajme

Zana Avdiu për Albin Kurtin: Qysh është “luani i shqiptarisë”, a keni info

02/27/2023 18:24
nga:Gazeta Blic

Aktivistja, Zana Avdiu, ka komentuar zhvillimet në Bruksel.

Referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili po takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq – Avdiu ka pyetur se a keni info për “luanin e shqiptarisë”, siç ka ironizuar ajo.

“Qysh është luani i shqiptarisë, a keni naj info”, ka shkruar Avdiu në Facebook.

Sipas agjendës së Bashkimit Evropian është duke u zhvilluar takimi i përbashkët në mes Kurtit dhe Vuçiqit.