Lajme

LDK dëshiron që brenda marrëveshjes Kosovë – Serbi të jetë njohja reciproke

02/27/2023 17:55
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të zhvillimeve nga takimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

LDK-ja opozitare do të bëjë të ditura qëndrimet e saja pasi që të dihet epilogu nga takimet mes Kurtit dhe Vuçiq në qendren evropiane.

Burimet brenda kësaj partie i thanë Klanit se do të dëshironin që në marrëveshje të ishte njohja reciproke me Serbinë./Klan Kosova/