Një çëshjte mjaft e diskutuar në ditë e fundit ka qenë stadiumi se ku do të zhvillohet derbi i kryeqytetit. Partizani-Tirana është kryefjala e mediave sportive në vend edhe pse duhet ende ditë për t’i parë ekipet përballë njëra-tjetrës.
Më 6 mars është parashikuar të luhet kjo supersfidë që për shkak të rivalitetit të madh premton të jetë spektakël si në fushën e lojës ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Nuk dihet akoma se ky do të luhet kjo përballje, me drejtuesit e kuq që hodhën “shashkën” se mund të luhet në stadiumin “Partizani”.
Kjo do të reduktonte numrin e tifozëve, ndërsa për Tiranën që luan në transfertë do të kishte vetëm 5% që do të thotë 200 tifozë.
Megjithatë akoma nuk është vendosur se ku do të luhet ky takim, teksa ditën e sotme pritet që drejtuesit e Partizanit të marrin një vendim përfundimtar se ku do të luhet derbi. Tifozët janë me “zemrën” në dorë për të pritur se kush impiant do të presë dy skuadrat më me rivalitet në historinë e futbollit shqiptarë.


