Lajme

PSD-ja me aksion simbolik për takimin Kurti – Vuçiq: “Mbi tavolinë doreza boksi, përfundi shtrëngim duarsh”

02/27/2023 13:14
nga:Genita C

Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel.

Në objektin e Qeverisë, aktivistët e PSD-së, kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me dorëza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti pak orë para takimit me Vuçiqin: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e mundshme deri në fund të vitit