Gazetari Ridvan Berisha ka komentuar takimin e sotëm që pritet të ndodh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se Kryeministri Albin Kurti, është politikan i zakonshëm Kosovar sikundër që ishin pararendësit e tij.
“Me aleatët, Kosova fitoi ndërkombëtarizimin e kërkesave të saja, shtetin, nuk doli humbëse asnjëherë, edhe e ardhmja besoj do të jetë e tillë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kryeministri Albin Kurti, është politikan i zakonshëm kosovar ashtu sikundër që ishin pararendësit e tij. Sot, në Bruksel ai e ka rastin të vendosë, të rreshtohet me aleatët për kauzën e paqes!
Me sot, nëse konfirmohet marrëveshja, Kosova dhe Serbia për gjykimin tim, po e rinënshkruajnë marrëveshjen e parimeve për normalizim të prillit 2013, natyrisht të plotësuar sot me elemente shtesë që dalin nga plani franko|gjerman. E kjo duhet t’a pranojmë se po ndodh për fajin tonë.
Negociata edhe më tutje, mbase me vite!
Me aleatët, Kosova fitoi ndërkombëtarizimin e kërkesave të saja, shtetin, nuk doli humbëse asnjëherë, edhe e ardhmja besoj do të jetë e tillë!
Ky është leksioni i historisë!


