Lajme

Hashtagat me kryeministrin, Miftaraj: Nuk është ka shkon në luftë o trima

02/27/2023 10:36
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot do të takohen në Bruksel.

Përkrahësit e VV-së, përfshirë personave me pozita të larta institucionale, kanë nisur një hashtag #MeKryeministrin në përkrahje të Kurtit në një proces të tillë, madje këtë e ka bërë edhe shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi.

Ndaj këtyre shkrimeve ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili ka thënë se ”nuk është ka shkon në luftë o trima.”

“Ja filluan hashtagat me Kryeministrin. Po nuk eshte ka shkon ne lufte o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.Sonte ose më sê largu nesër në mengjes, në Prishtinë e keni”, ka shkruar Miftaraj.