Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, raporton GazetaBlic.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kurti do të nënshkruaj sot zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës”, shkroi Çitaku.
Shkrimi i plotë:
Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë
Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.
Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.
Kaq për kauzat e Kryeministrit.


