Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Prishtinë.
Këtë e konfirmoi për GazetaBlic, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se dy vetura ishin të përfshira në këtë aksident.
Ahmeti thotë se pesë persona janë lënduar, teksa bën me dije se janë dërguar për trajtim mjekësor.
““Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës”, tha Ahmeti.


