Lajme

Katër persona të lënduar nga një aksident në Rudarë, një nga automjet e përfshira në aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes

02/26/2023 18:35
nga:G B

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje në lidhje me Aksidentin në fshatin Rudarë te Zveçanit. Ku ka thënë se ky aksident ka ndodhur rreth orë 15:40, edhe në ketë janë të përfshira tri automjet që një prej tyre ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera ne ketë aksident. Katër persona raportohet se janë te lënduar në ketë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e  rastit sipas procedurave ligjor”, ka thënë Kelani.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinjë, në fshatin Rudarë te Zveçanit rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshire 3 automjete”.

“Njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me te arritur ne lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale”, ka përfunduar ai.