Lajme

Çitaku: Nesër nënshkruhet marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi

02/26/2023 16:22
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se marrëveshja do ta ketë asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.

Ajo ka shtuar se ky plan nuk ka pikur nga qielli dhe se është produkt i negocimit të Kryeministrit.

Postimi i saj i plotë:

Shkurt,

Nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.

Një status quo e re.

Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit.