Lajme

Abdixhiku: Pavarësisht se të gjithë bëhen kundër LDK-së, pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës

02/26/2023 15:32
nga:G B

LDK ka mbajtur takim me qytetarët në Komunën e Vitisë, me moton “LDK ju dëgjon”, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës, pavarësisht se të gjithë bëhen kundër saj.

“Pavarësisht se kemi kundërshtarë politikë gjithandej, pavarësisht se në një moment të gjithë bëhen kundër LDK-së, duhet ta kuptoni se pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai bëri thirrje që të rinjtë dhe të rejat e Kosovës t’i bashkohen LDK-së dhe se do t’i japin Kosovës ofertën më të mirë politike./Gazeta Blic/