Skuadra e Ballkanit është ndalur në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Ballkani i Suharekës ka barazuar 1-1 ndaj Dukagjinit në shtëpi, duke lëshuar kështu dy pikë mjaft të vleshme, teksa ekipi nga Klina fiton një pikë mjaft me rëndësi.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja thotë se skuadra e tij nuk ishte shumë e qetë sot në momente vendimtare, por rezultati pranohet, pasi tani janë +4 nga Drita.
“Kemi shkuar në një barazim, nuk është rezultat që nuk pranohet, pasi kemi katër pikë më shumë se kundërshtari i vendit të dytë. Kemi reaguar pas golit të pësuar. Nuk kemi qenë të qetë tek ndërtimi i aksioneve dhe para portës. Mendoj se sot duhet të kishim bërë më shumë për të fituar. Në fund fare, edhe për meritë të kundërshtarit loja shkoi drejt barazimit”, tha Ilir Daja për Art Sport1.
/GazetaBlic Sport


