Skuadra e Dukagjinit ka fituar penallti ndaj Ballkanit.
Ekipi nga Klina fitoi penallti në këtë ballafaqim, pasi Iljasa Zulfiu u pengua në zonë nga Lorenc Trashi, shkruan GazetaBlic Sport.
Otto John mori përsipër ekzekutimin, ku edhe mposhti portierin Frashëri.
John realizoi pas 18 minutave lojë.
Rezultati aktual i duelit është 0-1.
/GazetaBlic Sport


