Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 87 vjetorin e lindjes, simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.
Haradinaj thotë se është mirënjohës për rrugëtimin e Demaçit në shërbim të Atdheut.
Shkrimi i plotë:
Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin.
Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.
Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.
Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!
Adem Demaçi apo manuali i vetëmohimit


