Qendër mbrojtësi kosovar, Fuad Ajvazi ka bërë një hap të mirë në karrierë, pasi sot ka nënshkruar kontratë me ekipin suedez, Karlstad.
19 vjeçari i cili e nisi karrierën tek Shkolla e Futbollit Kurda dhe pastaj kaloi tek Ramiz Sadiku, ka nënshkruar kontratë profesionale në Suedi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka theksuar se është shumë i lumtur me këtë transferim në Suedi, tek klubi Karlstad.
“Patjetër që jam i lumtur për këtë transferim ku mund t’i tregojë aftesitë e mija si dhe të zhvillohem akoma më shumë si futbollist profesional”, tha fillimisht Ajvazi për ‘GazetaBlic Sport’.
Ajvazi potencoi se e kanë pritur mjaft mirë – teksa tani ndodhet në fazën përgatitore ku po bëhen gati për fillimin e kampionatit.
“Pritje shumë të mirë kam pas si nga udhehëqësia, trajnerët dhe nga lojtarët, ku më kanë bërë të ndihem një nga ta që në ditën e parë. Jemi duke e kryer fazën përgatitore ku po zhvillojmë ndeshje dhe po bëhemi gati për fillimin e kampionatit ku synimi i klubit është që të ngritet sa më shpejt në nivelet më të larta të Suedisë”.
Ai në fund tha se po punon të ambientohet dhe të zhvillohet në aspektin personal.
“Fillimisht dua që të ambientohem dhe të bëjë paraqitje sa më dinjitoze dhe të zhvillohem akoma në aspektin personal. Kam fatin që pjesë e klubit janë edhe Ilir Berisha që e njoh edhe personalisht nga më heret si dhe Agon Beqiri, ku të dy më kanë afruar tej mase dhe ka qenë më e lehtë të futem në ‘sistem’ dhe të ambientohem”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


