Dua Lipës ditë më parë iu publikuan disa fotografi ku shihej në shoqërinë e një mashkulli, që kishte mbuluar fytyrën për të mos u njohur.
Mediat më pas zbuluan se bëhet fjalë për Romain Gavras, ish të dashurin e Rita Orës.
Dua doli nga shtëpia e famshme në Londër Chiltern Fire House në orët e para të së hënës me Romain nga pas.
Ata hipën së bashku në një makinë që priste me shofer.
Një burim tha: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë shijuar kohë së bashku. Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, shtoi burimi.
Romain ishte në lidhje dashurie me Ritën, 32 vjeç, për gjashtë muaj përpara se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars 2021.



