Lajme

Policia sulmohet në Bërnjak, e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt

02/26/2023 09:42
nga:Genita C

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka shkuar në stacionin policor në Bërnjak për të pyetur për një rast dhe duke mos respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë në hyrje i ka sulmuar fizikisht.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:40.

“E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Vepra e të dyshuarës është cilësuar si ‘sulm ndaj personit zyrtar’.