Lajme

Për tri ditë, shtatë të vdekur nga aksidentet në trafik

02/25/2023 20:25
nga:Y I

Të shtunën, është raportuar edhe për dy persona që kanë humbur jetën nga aksidentet në trafik, në mesin e tyre edhe një i moshës rreth njëvjeçare.

Numri i madh i aksidenteve me fatalitet ka ngritur alarmin për marrjen e masave të nevojshme nga institucionet e vendit.

Për parandalimin e tyre, tashmë kanë nisur edhe fushata për vetëdijesimin e vozitësve dhe kujdesin që duhet treguar.

Vetëm brenda tri ditësh, shtatë persona kanë humbur jetën në Kosovë, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Katër kishin vdekur mbrëmjes e së mërkurës, një të enjten, kurse dy të tjerë të premten.

Ndërkaq, të shtunën, ka vdekur edhe një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare, pas lëndimeve që kishte marr në një aksident trafiku, që një ditë më parë kishte ndodhur në Kamenicë, e ku kishte humbur jetën edhe një 30 vjeçar.

Numri i madh i aksidenteve me fatalitet ka ngritur alarm dhe shqetësim tek të gjithë.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin”- Policia e Kosovës me video sensibilizuese për kujdes në trafik