Bilall Hadërgjonaj ka humbur jetën tragjikisht sot si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik në në fshatin Rastavicë të Deçanit.
Ai nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Sipas njoftimit të familjes, familjarë, miq e të afërm të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Pobergjë, ndërsa funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e Dala nga lufta, organizon mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal në orën 12:00.
Për vdekjen e Hadërgjonajt kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe ish-kryetari, Rasim Selmanaj.
Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së në zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.



