Sporti

Në këtë kanal televiziv transmetohet dueli i sotëm i Haxhi Krasniqit ndaj Timur Nikarkhoev

02/25/2023 16:50
nga:E K

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring sot në natën e 25 shkurtit.

Ai do të ngjitet në ring në arenën madhështore “Audi Dome” të qytetit gjerman Munich, ku për kundërshtar do ta ketë boksierin numër një në Belgjikë, Timur Nikarkhoev, shkruan GazetaBlic Sport.

Dje janë kryer matjet zyrtare ku Krasniqi doli me peshë 79.3 kilogramë, kurse kundërshtari i tij peshonte 80.5 kilogramë.

Eventi nis transmetimin nga ora 18:00, kurse ndeshjet kryesore pritet të transmetohen nga ora 22:00.

Dueli i boksierit nga Kosova do të transmetohet direkt në kanalin televiziv Art Sport 1.

/GazetaBlic Sport/