Sporti

E konfirmon Pioli: Maignan do të luajë nesër ndaj Atalantas

02/25/2023 15:57
nga:E K

Milan ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Atalantan.

“Rossonerët” do ta presin nesër Atalantan për ndeshjen që zhvillohet në “San Siro” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë takim pritet të jetë i gatshëm edhe portieri i parë i Milanit, Mike Maignan.

Pioli e konfirmoi këtë gjatë një konference për shtyp.

“Maignan është mirë dhe do të luajë nesër. Mike ishte si një luan në kafaz, ai nuk mund të ndihmonte ekipin, ai nuk mund të hynte në fushë, të jepte këshilla, të gëzonte lojtarët. Ai e bëri këtë, por padyshim që nuk ishte personazhi kryesor. Tani ai e ka atë shans.

Ai ka punuar mirë, po bën mirë, është qartësisht shumë i motivuar, sigurisht që do të japë një kontribut të madh”,- u shpreh Pioli.

/GazetaBlic Sport/