Lajme

Sheholli: Nëse nënshkruhet marrëveshja, kjo do të bëhet me ceremoni në mars në prani të Macronit, Scholzit dhe Blinkenit

02/25/2023 13:07
nga:Astrit Gashi

Fatmir Sheholli, drejtor i organizatës joqeveritare “Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike”, ka vlerësuar për Danas se presidenti i Serbisë ka dhënë sinjale pozitive se do ta pranojë dokumentin franko-gjerman, por, shton ai, edhe tha se nuk mund të ketë përparim pa inicuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, përcjellë GazetaBlic.

“Prandaj besoj se Vuçiq do ta pranojë dokumentin, por nëse plani i veprimit nuk është në “shijen” e Serbisë, atëherë mbetet të shihet se si do të shkojë procesi”, tha Sheholli.

Sipas tij, nëse dokumenti nënshkruhet, do të ketë sërish një ceremoni formale që do të mbahet nga mesi i marsit në Paris, në prani të presidentit francez Macron, kancelarit gjerman Scholz dhe me shumë gjasë sekretarit amerikan të shtetit Blinken.

“Nëse Vuçiq nënshkruan, Rusia me shumë gjasa do të reagojë ashpër dhe do të përpiqet ta rrëzojë Vuçiqin brenda Serbisë përmes lëvizjeve të ekstremit të djathtë dhe financimit të grupeve kriminale”, beson ai.

Siç përfundon ai, Rusia ka filluar të aktivizojë “pionët” e saj në Serbi, por nëse Vuçiq nënshkruan dokumentin evropian, ata do të aktivizoheshin dhe do të kryenin një shkallë më të madhe të veprave kriminale.